​Ministria e Shëndetësisë: Nga 1 mijë e 500 vdekje nga COVID-19, 89% ishin të pavaksinuar plotësisht

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 1 mijë e 435 vdekje nga COVID-19 për periudhën 5 gusht – 1 dhjetor 2021, 89 përqind e tyre janë regjistruar në mesin e personave të pavaksinuar plotësisht.

Në një publikim të Ministrisë së Shëndetësisë në faqen zyrtare të Facebook, bëhet e ditur se nga 1 mijë e 435 vdekje, 1 mijë e 280 kanë qenë të pavaksinuar plotësisht.

Sipas, MSh-së kjo e dhënë tregon për rëndësinë e vaksinimit të plotë në frenimin e përhapjes së COVID-19, në parandalimin e infektimit me forma të rënda të sëmundjes dhe vdekjeve nga COVID-19.