​Meta: Bashkëpunimi dhe pjesëmarrja masive në zgjedhje forcon zërin e shqiptarëve në Serbi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka përshëndetur dorëzimin e listës së përbashkët të partive politike shqiptare të Luginës së Preshevës për zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit.

Vetëm përmes këtij bashkëpunimi, Meta tha se garantohet forcimi i zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi.

“Shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhje, bashkëpunimi i të gjitha subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare, në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi”, deklaroi Meta.