​Mashtron në gjykatë, arrestohet një femër në Prizren

Një femër është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se gjatë një procesi gjyqësor ka prezantuar fakte të rrejshme rreth një prone e cila ka qenë peng lidhur me një borxh .

E dyshuara është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, njofton PK-ja.