​Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova bartës të flamurit në Tokio 2020

Kampionia Olimpike në xhudo Majlinda Kelmendi dhe kampioni i Evropës 2021 në xhudo Akil Gjakova do të jenë dy sportistët që në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020, do ta bartin flamurin e Kosovës.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka vendosur që për shkak të barazisë gjinore, në ceremoninë hapëse të jenë dy bajraktarë, një i gjinisë mashkullore dhe një i gjinisë femërore, përcjell KosovaPress.

Në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike Tokio 2020, bartës i flamurit të Kosovës do të jetë mundësi Egzon Shala.

Majlinda Kelmendi kishte bartur flamurin kosovar edhe në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Rio 2016.

Ceremonia hapëse e Tokio 2020 do të mbahet më datën 23 korrik në stadiumin olimpik të Tokios, me fillim nga ora 13:00 në kohë tonë lokale, kurse në ora 20:00 në kohën lokale të Japonisë.