​Limaj: Para se me qenë ushtar i UÇK-së, kam qenë intelektual, prandaj i kanë ikur debatit kundërkandidatët

Nisma Socialdemokrate fushatën zgjedhore e ka përmbyllur në Prizren.

Nga qyteti historik, kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë për projektin e bashkimit të shtetit, pasi sipas tij, pas zgjedhjeve të 6 tetorit kjo do të jetë më e mira për shtetin.

Postimi i Limaj:

Ashtu siç e filluam me festë fushatën, sonte e mbyllëm me festë sepse për ne, mbi të gjitha është Kosova.

Sonte bashkë me përkrahësit tanë e mbyllëm në Prizren në një tubim madhështor fushatën 10 ditore.

Falënderoj nga zemra të gjithë anëtarët e simpatizantët tanë për fushatën dinjitoze dhe mbështetjen e tyre këto ditë.

Nga Shatërvani kam ftuar qytetarët e Kosovës që t’i lënë anash inatet dhe të votojnë për të ardhmen.
Vota për numrin 122 është votë për të ardhmen e vendit.

Ne do të marrim përgjegjësi të reja, por gjithmonë duke qenë të përgjegjshëm para atyre që na kanë votuar dhe duke qenë të vendosur në mbrojtje të interesave të Kosovës në çdo kohë.

Me Nismën nuk do të lejojmë në asnjë rast të cenohet vullneti i qytetarëve të Kosovës.

Ne do të ulemi edhe me ata që nuk pajtohemi edhe me ata që mendojnë ndryshe. Ne do të punojmë për t’i bashkuar këta njerëz për të mirën e vendit dhe njerëzve tanë.

Bashkë për Shtetin!
Voto 122!

loading…