​Kur hapen lokalet dhe restorantet në Shqipëri? Manastirliu: Në këtë datë marrim hapat e mëtejshëm

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur strategjinë e ri-hapjes graduale për javën në vijim.

Ajo tha se duke filluar nga 18 maj do të diskutohet për sa u përket hapjes së bareve dhe restoranteve.

“Nga 18 maji dhe në vijim do të vlerësojmë hapjen e njësive të shërbimit bare dhe restorante. Vetëm për mjediset e hapura sipas protokolleve të ruajtjes së distancës dhe kushteve higjienike. Ky plan është tentativë dhe do t’i shërbejë bareve dhe restoranteve për t’u përgatitur për organizimin e ri për sjelljen dhe kushtet e shërbimit që do të kërkohen. Edhe masat për shkelësit do të jenë më të forta që të mos ketë cenim të publikut,” tha ministrja Manastirliu./tch