​Kujtim Gashi tërhiqet nga gara për kreun e PDK-së në Prizren

Në zgjedhjet brendshme të PDK-së në Prizren, ministri Kujtim Gashi, nga anëtarësia në shumicën e nëndegëve, mori mbështetje si asnjë kandidatë deri më tash në këtë subjekt politik për të garuar për të parin e degës.

Gashi, i cili edhe përtej strukturës së PDK-së, njihet si një personalitet unifikues, sidomos me shembullin qe e dha gjatë udhëheqjes si kryesues në punën e Kuvendit Komunal, vlerësohet në Prizren si një nga politikanët e ri më të afërt me qytetarin. Por, ai në ditën e fundit ka vendosur të tërhiqet nga gara për të parin e PDK-së në këtë qytet. Tërheqjen për garën e Prizrenit sot e konfirmoi edhe vet Gashi.

Ai ka vendosur për këtë hap duke e dhënë shembullin e vënies së fuqisë së politike, në procesin e ruajtjes së konsensusit të plotë në Degën e PDK-së në Prizren.

Gjatë zgjedhjeve në Degën e Partisë Demokratike në Prizren, Gashi mori mbështetje të gjerë nga anëtarësia, ndërsa mësohet se gëzon mbështetjen e 80% të delegatëve të nëndegëve të PDK-së. Përpara pozitës së kryetarit të degës, Gashi e dëshiron unitetin e degës.