​Këshilltari i Kadri Veselit tallet me Kurtin dhe Mustafën

Avni Bytyçi, këshilltar i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, ka ironizuar me takimet e realizuara deri tani ndërmjet Albin Kirtit e Isa Mustafës për arritjen e koalicionit qeveritar.

Bytyçi ka numëruar kohën e shkuar deri tani prej datës së zgjedhjeve, ndërsa ka përmendur “ujdinë” e arritur tashmë nga Kurti e Mustafa, e cila ka përcaktuar se cili kryetar partie do të zgjedh i pari nga pushteti i ardhshëm që synojnë ta udhëheqin.

“68 ditë, 1632 orë apo 97,920 minuta kanë kaluar që nga përfundimi i Zgjedhjeve, ndërsa formimi i qeverisë ende nuk shihet në horizont. Arritja më e madhe deri më tani ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës është se kush do të zgjedhë i pari një ministri. E ku na mbeti platforma e shpresës?”, ka shkruar Bytyçi në faqen e tij në Facebook.