​Ja si vidhen celularët në një dyqan në Tiranë (VIDEO)

Policia e Tiranës ka publikuar pamjet e vjedhjes në një dyqan celularesh në kryeqytetin shqiptar.

Në pranga është vënë personi, i cili ka vjedhur dy celularë me vlerë 70 mijë lekë.“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 16.07.2019 në orët e mbrëmjes, në rrugën “Sulejman Delvina” ka hyrë në një dyqan dhe ka vjedhur dy aparate celulare, me vlerë rreth 70.000 lekë të reja. Vijon puna hetimore, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe vjedhje të tjera”, thuhet në deklaratën e policisë.

Gjithashtu po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, është bërë e mundur edhe kapja e personit në kërkim E.G., 27 vjeç, banues në Krujë, i dënuar më parë për “Prodhimi, mbajtja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.Shtetasi E.G. ishte shpallur person në kërkim nga ana e Komisariatit të Policisë Nr.2, për veprën penale “Dhuna ne familje”, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/376850472974599/

loading…