​Izraeli prezanton ushtarët “e padukshëm”

Kompania izraelite “Polaris Solutions” ka prezantuar ditët e fundit një veshje të re kamuflazhi për të cilën shprehet se i bën ushtarët virtualisht të pazbulueshëm.

Veshja Kit 300 është krijuar së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes dhe përbëhet nga një material që fsheh dhe shikimin termal, që përmban mikrofibra, metal dhe polimer dhe e bën të vështirë që ushtarët të pikasen nga syri njerëzor dhe kamerat termale.

Ajo peshon 500 gramë dhe iu lejon ushtarëve të lëvizin lehtësisht gjatë marshimeve në zonat e rrezikshme të luftës.

Ushtarët mund ta hedhin atë përreth trupit, ndërsa janë duke lëvizur dhe më pas mund të kopsitin anët e saj për të krijuar një barrierë që ngjan me një shkëmb./A2