​Hoti kërkon rezolutë për mbylljen e lojërave të fatit

Në emër të propozuesit të Rezolutës, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti tha se askush nuk pasurohet nga bizneset e lojërave të fatit. Sipas tij këto janë lojëra të zhvatjes së qytetarëve.

Hoti kërkoi qe me anë të rezolutës të të mbyllen gjitha këto lojëra të fatit dhe të formohet një komision parlamentar.

“Është për keqardhje se vetëm pas ngjarjeve tragjike po vjen reagimi i institucioneve.

Të gjitha të dhënat dëshmojnë se ky sektor është duke dështuar. Të nderuar deputetë nga Qeveria e ka miratuar një dokument që ka të bëjë me lojëra të fatit. Në vend që të ndëshkohen dhe të mbyllen lojërat e fatit, këto vetëm sa janë hapur. Vetëm një Qeveri me mentalitet kazinoje miraton një proces dokument të tillë. Në emër të deputetëve nënshkrues kërkoj ta miratojnë këtë rezolutë.

Qeveria të ndërpres gjitha llojet e lojërave të fatit dhe Kuvendi të miratojë një komision dhe brenda 1 muaji të sjell një dokument që i ndalon gjitha lojërat e fatit. Gjithashtu kërkoj që të mos ketë deputetë parlamentar”, tha Hoti.

Rezolutën e ka mbështetur edhe shefi i Grupit Parlametar të PDK-së, Memli Krasniqi. Ai kërkon që të mos debatohet dhe të shkohet direkt në votim të Rezolutës