​Haradinaj: Kosova asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie me të mira me ShBA-në

Kosova asnjëherë nuk ka pasur marrëdhënie më të mira se që ka sot me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vizita e gjeneralit të Iowa-s, Timothy Orr, është dëshmi e forcimit gjithnjë e më të madh të këtyre raporteve.

Kështu deklaroi kryeministri Ramush Haradinaj, në një konferencë për media menjëherë pas mbledhjes së Qeverisë.Ai tha se vizita e gjeneralit nuk është bërë për ndonjë arsye tjetër e aq më pak për shkak të ndonjë “ngrirje të raporteve”.

“Ne asnjëherë nuk kemi pasur lëkundje në marrëdhëniet me Amerikën. Asnjëherë në histori marrëdhëniet me Amerikën nuk kanë qenë më të mira, në të gjitha fushat. Gjenerali i Ioëa-s vërtetë është një mik shumë i mirë i Kosovës, 8 vjet është në shërbim të marrëdhënieve bilaterale”, u shpreh Haradinaj.

Ai foli edhe njëherë për idenë e serbëve për ndarje të tokave shqiptare, me c’rast tha se do të varrosen keq politikisht të gjithë ata që i rrinë prapa kësaj ideje.

“Ideja e Vuçiqit, Daçiqit e kushdoqoftë atje, është qe një shekull kah zihet në kuzhinat e tyre. Por ideja për ndryshim të kufijve ka marrë fund. Do të varrosen keq politikisht të gjithë ata që shkojnë drejt idesë për korrigjim të kufirit”, u shpreh ai.

Haradinaj komentoi edhe takimin me presidentin francez Emmanuel Macron.

“Kam fol me Macron në gjuhën frenge, nuk e di ata qe rrinë nëpër korridore a kanë mundur ta kuptojnë gjuhën qe kam folur me të. Ata që po flasin prej korridoreve që nuk din as frëngjisht leni, se nuk e dinë as vet pse po flasin”, tha ai.