​Gjykata refuzon kërkesën për hedhje të aktakuzës në rastin “veteranët”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar për hedhjen e aktakuzës dhe kundërshtimet ndaj provave të ushtruara nga mbrojtësit e 11 të akuzuarve duke i cilësuar si të pabazuara.

Të akuzuarit Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Çelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj e Xhavit Jashari,akuzohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.Këta dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën zyrtarë duke futur në lista të veteranëve të luftës, persona që nuk kanë qenë fare në luftë.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në afat prej 5 ditësh në Gjykatën e Apelit të Kosovës.