​Gjobitet barnatorja në Skenderaj që rriti çmimet barnave

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka njoftuar se sapo ka marrë informatën që inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Njoftimi i plotë i Jasharit:

500 euro gjobë për barnatoren që pacientit ia rriti dukshëm çmimin e barnave

Në asnjë menyrë nuk do të lejojmë që biznese e individ të caktuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar për të rritur çmimet e barnave.

Sapo mora informaten që inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Në këtë situatë në të cilin gjindemi kërkoj nga bizneset që të mos rrisin çmimet e produkteve por në vend të kësaj, të gjithë së bashku, me solidaritet e bashkëpunim të tejkalojmë edhe këtë sfidë që kemi para nesh.

Pa panik, por me kujdes të shtuar do t’ia dalim!