​Gjakova kërkon lirimin e Tomorr Morinës

Edhe pse ishte thënë se do të lirohet shumë shpejt, Tomorr Morina, ish-pjesëtar i UÇK-së vazhdon të mbetet në Maqedoninë Veriore, ku u burgos me fletarrest të lëshuar nga Serbia.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në vendlindjen e tij, në Gjakovë, nga institucionet lokale, shoqatat e dala nga lufta, partitë politike dhe qytetarë të tjerë.Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, deklaroi se autoritetet duhet të intervenojnë urgjentisht tek qeveria maqedonase dhe Tomorri të lirohet sa më parë“Ndalimi i Tomorr Morines nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut është edhe një rast brutal i abuzimit të Serbisë me qytetarët e Kosovës. Autoritetet tona duhet të intervenojnë urgjentisht tek qeveria maqedonase dhe Tomorri të lirohet sa më parë”, tha Gjini.

Deputeti nga radhët e PSD-së e që vjen nga ky qytet, Driton Çaushi, tha se institucionet e Kosovës do duhej të ishin në gjendje të jashtëzakonshme deri në lirimin e Tomorrit.“Rasti i Tomorr Morinës dhe heshtja institucionale po na e dëshmon edhe njëherë dështimin e plotë të shtetit të Kosovës për t’i dalë në mbrojtje luftëtarëve të lirisë.

Institucionet e Republikës së Kosovës do duhej të ishin në gjendje të jashtëzakonshme dhe të mos ndaleshin së vepruari deri në lirimin e Tomorit”, deklaroi ai.

loading…