​Fitore solide e Real Madridit, ndan kreun me Atleticon

Real Madridi ka regjistruar një fitore të re në La Liga duke e mposhtur skuadrën e Granadas si vendas me rezultat 2-0.

Pas një pjese të parë jo produktive, “Los Blancos” e gjetën golin e epërsisë vetëm në minutën e 57’ të ndeshjes dhe realizues ishte mesfushori brazilian Casemiro pasi u asistua nga Marco Asensio dhe pastaj realizoi edhe Karim Benzema në minutat shtesë të takimit.

Kjo fitore në xhiron e 15-të, e mban Real Madridin në vendin e dytë të renditjes tabelare, me pike të barabarta sa Atletico Madridi, (nga 32), por që skuadra e Diego Simeones i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.