​Edhe kjo skuadër e siguron kalimin në Premierligë

Tashmë janë mësuar dy skuadrat e reja të cilat do të garojnë në elitën e futbollit anglez të njohur si Premier League për sezonin 2021/22.

Norwich City ishte ekipi i parë që preu biletën për në Premier League si kryesuese e tabelës në Championship.

Një rrugë të tille sot e ka përfunduar me sukses edhe Watfordi që renditet në vendin e dytë me 88 pikë pasi e mposhti Milwallin me rezultat minimal 1-0.

Watfordi ka 10 pikë më shumë se Brentfordi në vendin e dytë kur kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u zhvilluar.