​E sulmojnë në vendin e punës, arrestohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar në Hajvali si të dyshuar se të njëjtit e kanë kërcënuar një person derisa ai ka qenë në vendin e tij të punës.

Sipas viktimës njëri prej të dyshuarve ka tentuar ta sulmojë me thikë ndërsa i dyshuari tjetër ka poseduar një pistoletë.

Gjatë kontrollit tek të dyshuarit nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.