​Çiftet gjysmëfinaliste Euro 2020

Ka përfunduar edhe ndeshja e fundit e fazës së çerekfinales mes Ukrainës dhe Anglisë, ku me fitoren e kësaj të fundit u kompletuan edhe çiftet e gjysmëfinales së kampionati evropian 2020.

Dje është konfirmuar çifti i parë i gjysmëfinales mes Italisë dhe Spanjës, ku italianët siguruan kualifikimin me fitore kundër Belgjikës 2:1, ndërsa Spanja në penallti e mposhti Zvicrën me rezultat 3:1.

Në dy ndeshjet e sotme të çerekfinales, Danimarka dhe Anglia u konfirmuan si çifti i fundit gjysmëfinalist, pas fitores së danezëve 2:1 kundër Çekisë, dhe fitores bindëse të Anglisë me rezultat 4:0 kundër Ukrainës, përcjell KosovaPress.

Ndeshja e parë e fazës gjysmëfinale midis Italisë dhe Spanjës do të zhvillohet më 6 korrik, ndërsa gjysmëfinalja e dytë mes Anglisë dhe Danimarkës më 7 korrik.