​Berisha e quan dinjitoze paraqitjen e krerëve të UÇK-së para Gjykatës Speciale

Ish-kryeministri dhe kryetari i Shqipërisë, Sali Berisha e ka thënë se ish-krerët e UÇK-së bën një paraqitje dinjitoze para Gjykatës Speciale në Hagë.

Në një paraqitje në Debat Plus në RTV Dukagjini, Berisha tha se ata kanë qenë luftëtarë të lirisë dhe jo organizatë kriminale, dhe një ushtri që çlirojë Kosovën së bashku me NATO-n.

“Paraqitja e tyre ishte dinjitoze dhe ata refuzuan dhe hodhën poshtë akuzat, dëshmuan paragjykuarës se ata kanë qenë luftëtarë të lirisë dhe jo organizatë kriminale, dhe një ushtri që çlirojë Kosovën së bashku me NATO-n’, tha ai.

Berisha ka folur edhe për akuzat që iu bën ati jdhe Lulzim Bahsës nga PSD-ja, për vizitën në “Shtëpinë e Verdhë”.

“Këto janë sulme primitive që nuk kanë nderë nuk kanë moral dhe që është kryekëput në shërbim të Beogradit’, tha ai.