​Bajqinovci i thur lavde Kurtit, thotë se vendosi standarde të reja në politikën e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka thurë lavde për kreun e partisë së tij Albin Kurti.

Në një postim në Facebook, Bajqinovci tha se Albin Kurti me qeverisjen e tij vendosi një standard të ri në politikën e Kosovës.

Postimi i plotë:

Me Albinin!
Pranë Albinit, secili njeri është më besimplotë, më patriot e njeri më i ditur. Sot, lideri më i pranuar e me përkrahjen më të madhe ndër shqiptar, ka vendosur standarde të patejkalueshme etike, profesionale e intelektuale. Sot, i riu i Kosovës, tek Albini mëson që politika e qeverisja nuk janë për të vjedhur, gënjyer e mashtruar por vendi i shërbimit ndaj vendit e popullit të tij. Albini, ia ka ndërruar kuptimin për të mirë politikës e qeverisjes në Kosovë!