​ATK me njoftim të rëndësishëm për tatimpagues

Me qëllim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës dhe vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve të datës 29.04.2020, për marrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me koronavirus, ATK njofton se zgjatet afati për deklarimin, raportimin dhe pagesën e detyrimeve tatimore dhe kontributeve pensionale.

Afatet për dorëzimin e deklaratave, raporteve dhe pagesave të detyrimeve tatimore dhe Kontributeve zgjatet sipas tabelës për këto lloje të tatimeve/kontributeve dhe këto periudha tatimore:

Lloji i tatimit/kontributi formulariShkurtesaPeriudhaAfati i deklarimitAfati i pagesës
Pasqyrë e mbajtjes në burim dhe pagimit të tatimitWM03/202015 Maj 202015 Maj 2020
Pasqyra e kontributeve për pension dhe formulari i pagesësCM03/202015 Maj 202015 Maj 2020
Pasqyra e mbajtjes në burim dhe pagesës së interesit, të drejtës pronësore, qirasë, fitoreve në lotari dhe personin jo-rezidentWR03/202015 Maj 202015 Maj 2020
Formulari I deklarimit dhe pagesës së TVSH-sëTV02/2020; 03/2020 dhe 04/202015 Maj 202015 Maj 2020
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura PersonalePD201915 Maj 202015 Maj 2020
Deklarata vjetore për Tatim në të Ardhura të KorporataveCD201915 Maj 202015 Maj 2020
Deklarata vjetore për OrtakëritëDO201915 Maj 202015 Maj 2020
Kërkesa për Rimbursim/KthimTV02/2020; 03/2020 dhe 04/2020(afati për vendosje)15 Maj 202015 Maj 2020
Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e mëdha individualeILTM1/202015 Maj 202030 Qershor 2020
Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e mëdhaQLTM1/202015 Maj 202030 Qershor 2020
Pasqyra tremujore e tatimit dhe kontributeve për bizneset e vogla individualeISTM1/202015 Maj 202030 Qershor 2020
Pasqyra tremujore e pagesës paradhënie për korporatat e voglaQSTM1/202015 Maj 202030 Qershor 2020
Raportimi i Librit të Blerjes dhe Shitjes02/2020; 03/2020 dhe 04/202015 Maj 202015 Maj 2020
Raportimi i transaksioneve mbi 500€201915 Maj 202015 Maj 2020

Deklarimet dhe pagesat e bëra deri në afatin e zgjatur sipas tabelës në këtë Njoftim, nuk i nënshtrohen ndëshkimeve të përcaktuara në legjislacionin tatimor në fuqi.

Po ashtu, ju njoftojmë se zgjatet afati deri me 15.05.2020 edhe për trajtimin dhe vendosjen e kërkesave lidhur me rimbursimet.

Të gjithë tatimpaguesit të cilët në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të deklarojnë dhe paguajnë për këto lloje tatimesh, Administrata Tatimore mundëson që të parashtrojnë kërkesë për lidhjen e marrëveshjes për pagesën me këste të obligimeve tatimore nëse dëshmojnë se kanë vështirësi financiare për t’i përmbushur obligimet për shkak të situatës së pandemisë e shkaktuar si pasojë e COVID-19.

ATK inkurajon tatimpaguesit që nuk kanë vështirësi financiare, të vazhdojnë me përmbushjen e detyrimeve tatimore brenda afatit të rregullt ligjor.