Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dega në Deçan dhe Këshilli i Përgjithshëm në mbledhjen e mbajtur sot, ka krijuar Shtabin për Zgjedhje Parlamentare dhe me votë unanime për Shef Shtabi ka zgjedhur Kryetarin e Degës, njëherit kryetarin e Komunës, Bashkim Ramosaj.
“Në këtë mbledhje po ashtu është diskutuar plani i aktiviteteve të Aleancës në terren, përfshirë edhe orientimet kryesore programore për fazën vijuese, mobilizimin e strukturave dhe aktivistëve të AAK-së, si dhe strukturat e aktivistët e Aleancës së të Rinjve dhe Aleancës së Gruas, po ashtu krijimin e nënshtabeve lokale, etj. Ne jemi gati, të mobilizuar e organizuar si gjithmonë!”, thuhet në fund të njoftimit. /Ballkani.info/







