​Aliu uron Veselin për rizgjedhje në krye të PDK-së

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka përgëzuar Kadri Veselin me rastin e rizgjedhjes në krye të PDK-së.

“Besimi që garanton ecjen më të shpejt dhe rilindjen në çdo pore të shtetit, bartur nga të rinjtë e brezit të dekadës së re. Urime kryetar Veseli, rizgjedhja në krye të forcës pa diskutim, më të fuqishme politike, Partisë Demokratike të Kosovës!”, shkruan Aliu në Facebook.Kadri Veseli u rizgjodh sot pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë kundërkandidat për kryetar të PDK-së për një mandat të ri katërvjeçar.