​Ali Ahmeti uron Vetëvendosjen për fitore në zgjedhjet e 14 shkurtit

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka përgëzuar qytetarët e Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor, ku sipas rezultateve preliminare vazhdon të prijë bindshëm Lëvizja Vetëvendosje.

Në një postim në Facebook, kreu i BDI-së ka uruar edhe partinë e Albin Kurtit për fitoren në zgjedhje, si dhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura, por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën evropiane.

“Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë pasur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor te BDI-ja dhe te të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë”, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i plotë:

Përgëzoj të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor.

Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët.

Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën evropiane.

Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë pasur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor te BDI-ja dhe te të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë.