​A do të plotësohet dëshira e Cimës që kjo skuadër të shpallet kampione e Kosovës nê futboll?

Pas një beteje me virusin Covid-19 ka vdekur humoristi i njohur Rasim Thaçi – Cima.

Cima përveç se ishte një humorist i madh, ishte edhe një futbollist dhe dashamir i madh i futbollit dhe sportit në përgjithësi dersa në karrierën e tij kishte luajtur për skuadra si Gjilani, Vëllaznimi e Prishtina.

Në një intervistë të dhënë para pak javësh për KosovaPress, e që fatkeqësisht rezultoi ndër të fundit të tij, Rasim Thaçi kishte shprehur hapur dëshirën e tij që në këtë edicion garues të Superligës së Kosovës kampion të shpallet klubi i futbollit Prishtina.

“Unë me të vërtetë kam qenë junior e pioner e krejt, kam ngrënë bukë në Prishtinë kështu që kisha pas dëshirë që në fund të fitojë Prishtina.”, kishte thënë Cima për KosovaPress.

Ndryshe, Prishtina është në luftë direkte me Dritën dhe Ballkanin për titullin kampion të Superligës së Kosovës në këtë sezon.