​104-vjeçarja italiane shërohet nga koronavirusi: Mrekullia dhe shpërblimi

Një grua 104-vjeçare nga qyteti Lessona në veri të Italisë ka marrë veten me sukses nga koronavirusi i ri.

Gazeta ‘Repubblica’ raporton se Ada Zanusso, e cila jeton në një shtëpi pleqsh, në të cilën 20 njerëz vdiqën nga Covid-19, ishte shëruar nga virusi, dhe mjekët thanë se sëmundja e saj nuk ndikon në kthjelltësinë dhe inteligjencën e saj.

“Shërimi i saj është një mrekulli e madhe dhe një shpërblim për të gjithë ata që e kanë kujdesur atë në këto ditë të vështira,” tha mjekia Carla Furno Marchese.

Ajo raportohet se nuk është e vetmja paciente e moshuar që mposhti koronavirusin, por historia e saj është shpresëdhënëse