​​Takimi Trump-Kim, reagon familja e studentit Otto Warmbier

Familja e studentit amerikan i cili vdiq pasi ishte burgosur në Korenë e Veriut ka reaguar pas takimit të Donald Trump me Kim Jong-un.

Prindërit e Otto Warmbier thanë se treguan respekt pasi nuk u deklaruan gjatë kohës sa u mbajt samiti, por me nënkuptime, ata kritikuan edhe presidentin Trump për lavdet që i bëri liderit koreano-verior.“Ne kemi treguar respekt gjatë samitit, por tani duhet të flasim.

Kim dhe regjimi i tij djallëzor janë përgjegjës për vdekjen e djalit tonë, Otto. Kim dhe regjimi i tij janë përgjegjës për të gjitha mizoritë dhe asnjë arsye apo lavdërim nuk mund ta ndryshojë këtë”, thuhet në deklaratën e Fred dhe Cindy Warmbier.I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Donald Trump në Twitter. Ai shkroi se ka respekt për familjen Warmbier dhe se deklaratat e tij ishin keqinterpretuar.

Ai shtoi se ende e bën përgjegjës Korenë e Veriut për vdekjen e Ottos, por kujtoi përpjekjet e administratës së tij, për ndryshim nga ajo e kaluara, që sipas Trump, nuk bëri asgjë për lirimin e studentit të ndjerë.

Otto Warmbier ishte burgosur në Penian në janar të vitit 2016 gjatë një turi të organizuar me arsyetimin se kishte vjedhur një punonjës të hotelit.Studenti i Universitetit të Virxhinias u dënua me 15 vite punë të rëndë, por u lirua pas 17 muajsh.Më pas, 22-vjeçari u kthye në SHBA në qershor të vitit 2017 dhe disa ditë më vonë ndërroi jetë në vendin e tij të lindjes në Ohio.