​​Pacolli: Shoqëria kosovare të krijojë kushte për personat me sindromën Down

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri Jashtëm, Behgjet Pacolli shoqëria kosovare në përgjithësi, e institucionet shtetërore në veçanti, duhet të tregojnë përkushtim maksimal për krijim të kushteve për personat me sindromën Down.

“Shoqëria kosovare në përgjithësi, e institucionet shtetërore në veçanti, duhet të tregojnë përkushtim maksimal për krijim të kushteve për personat me sindromën Down.

Në angazhimet e mia të përditshme, kjo kategori e qytetarve të Kosovës do të ketë vëmendje të vecantë. Ndërtimi i një shteti e shoqërie demokratike matet me standardet që ai shtet krijon për mbrojtje dhe avancim të të drejtave të njeriut. Gjithmonë pranë jush, Behgjeti”, ka shkruar Pacolli në Facebook.