Zyrtarizohet koalicioni Aleanca për Shqiptarët – Alternativa

Në këto momente është nënshkruar koalicioni në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në një takim solemn në Shkup.

Koalicioni i sotëm erdhi si rrjedhojë e disa muajve bisedime në mes tre partive, ASH – AA- Besa, por që kjo e fundit nuk arriti të pranonte një marrëveshje të tillë.

Sela në pyetjet e gazetarëve e përjashtoi mundësinë për të pasur koalicion parazgjedhor me partitë maqedonase.