Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur lajm të mirë zyrtarizimin e Manuel Sarrazin si Emisar Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Shefi i qeverisë tha se mezi pret të punojë ngushtë me të, raporton Gazeta Express.

“Lajm i mirë nga Berlini: Pas vendimit historik të Bundestagut të dielën e fundit, Manuel Sarrazin   është zyrtarisht i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor. Unë kam pasur gjithmonë diskutime domethënëse në disa takime të kaluara tona. Mezi pres të punoj ngushtë me të”, ka shkruar Kurti.

Great news from Berlin: After the historical decision of the @Bundestag last Sunday, @ManuelSarrazin is officially Germany's Special Envoy for the WB6. I have always had meaningful discussions in our several past meetings. Looking forward to working closely with him.

— Albin Kurti (@albinkurti) March 2, 2022