Liga e Kampionëve

Zyrtarizohen 16 ekipet që kalojnë në fazën e eliminimi direkt në Ligën e Kampionëve

Është mbyllur faza e grupeve e Ligës së Kampionëve, ku nuk mungoi spektakli, ndeshjet e forta dhe rezultatet befasuese.

Pothuajse të gjithë favoritët kanë kaluar në mesin e 16 më të mirave në Evropë.

Tashmë dihen 16 klubet që do të jenë pjesë e fazës së eliminimi direkt që do të ndahen në dy vazo.

Në vazon e parë do të jenë klube si: PSG, Bayern Munich, Man City, Juventus, Liverpool, Barcelona, RB Leipzing, Valencia.

Në vazon e dytë do të jenë: Real Madrid, Tottenham, Atalanta, Atletico Madrid, Napoli, Borussia Dortmund, Lyon, Chelsea.

Shorti do të hidhet të hënën, ku do të  mësohen edhe çiftet e 1/16 së finales.