Zyrtari kalon në ‘zebra’ me veturën e Policisë: Gjoba për këtë veprim është 300 euro

Një person me veturë zyrtare të Policisë së Kosovës, ka shkelur rregullat e trafikut duke bërë kthim nga rruga kryesore nëpër ‘vija të bardha’. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘B’ në Prishtinë.

‘Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë’, në mëngjesin e sotëm kanë publikuar dy fotografi, ku vetura e Policisë së Kosovës shihet duke thyer rregullat e trafikut rrugor.

Në fotografitë e realizuar dje në rrugën ‘B’, shihet se si një person me veturë zyrtare kalon nëpër vija të bardha dhe nga shiritat rrugor të rrugës që shkojnë në drejtim të Lagjes së Spitalit, vetura kalon mbi ‘zebra’ duke thyer rrugën dhe niset në kahjen e kundërt.

”Kosovo Police shpresojmë e gjeni lehtë këtë person me veture zyrtare, si duket të organeve të rendit. Foto është realizuar dje pasdite”, thuhet në postimin e kësaj faqe në Facebook.