Po vazhdon peticioni i Lëvizjes Vetëvendosje me anë të  së cilit po kërkohen zgjedhje të reja.

Sipas zyrtarëve të VV-së deri më tani janë mbledhur mbi 150 mijë nënshkrime.

Anëtari i VV-së, Egzon Azemi, ka publikuar një fotografi të një çifti 83 vjeçar i cili sipas tij ka ardhur nga Shkupi për të nënshkruar peticionin.

“Zotriu i lindur në Preshevë e zonja nga Kukësi kanë edhe nënshtësinë e Kosovës. Qifti 83 vjeçar kanë ardhë nga Shkupi për ta nënshkruar peticionin”, ka shkruar Azemi.