Zyrtari i VV-së presion Abdixhikut të LDK-së, kërkon shkarkimin e zyrtarëve që nënshkruan marrëveshjen e Munihut

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hysen Durmishi ka reaguar ndaj nënshkrimit të marrëveshjes për linjën hekurudhore Prishtinë-Beograd.

 Durmishi nëpërmjet një statusi në Facebook, i kërkon llogari ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhikut.

 “A ishte i njohtuar Ministri Abdixhiku se dy vartës të tij sot po nënshkruanin marrëveshje në emër të Kosovës? Me gjasë jo”, shkruan Durmishi.

Durmishi kërkon edhe shkarkimin e menjëhershëm nga pozitat që mbajnë.

“Nëse këta dy zyrtarë kanë udhëtuar në Gjermani pa e ditur Ministri, më e pakta që duhet bërë është që të shkarkohen menjëherē nga pozitat që mbajnë, pavarësisht se çfarë marrëveshje kanë nënshkruar”, ka shkruar Durmishi.

Lexoni edhe:

https://ballkani.info/2020/02/a-po-cahet-qeveria-vv-ldk-kurti-i-kritikon-marreveshjet-e-sotme-ne-munih-ministrat-e-ldk-se-i-pershendesin-ato/