Zyrtari i PDK’së pyet Kurtit për gjendjen me pandeminë: Qysh nuk po ta ndien kryeministër?

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për gjendjen me pandeminë COVID-19.

Ai e ka pyetur Kurtin “Qysh nuk po ta ndin” për situatën e krijuar me pandeminë.

Përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ai ka shkruar se Kurti nuk po e thotë asnjë fjalë për viktimat dhe rastet e reja me COVID-19 dhe po shkon në fushata e ekspozita.

Shkrimi i tij i plotë:

11 qytetarë të Kosovës vdiqën me 22 gusht në ballafaqim me COVID19. 46 veç brenda një jave.

E çka bën kryeministri i tyre?

Nuk e thotë asnjë fjalë për ta dhe shkon në ekspozita, nëpër fushatë t’zgjedhjeve. Bëhet sikur nuk po ndodhë asgjë. Bëhet sikur gjendja është normale.

Qysh nuk po ta ndin Kryeministër?