Zyrtari i PDK’së ironizon me Osmanin: Me u myt t’u vrapu pas votave të Listës Serbe, edhe mos me hup asnjë killë

Një nga anëtarët e këshillit drejtues të PDK’së, Bujar Cakolli, ka bërë një shkrim rreth Vjosa Osmanit, duke thënë se ajo ka vrapuar nëpër korridore pas votave të Listës Serbe.

Përmes një postimi, gati ironizues, Cakolli tregoj se çfarë kishte ndodhur sipas versionit të tij.

“Me u myt tu vrapu nëpër korridore të parlamentit mas votave të Listës Serbe, edhe mos me hup asnjë killë e me u dobësi, veq të Vjosa Osmani e sheh këta”, shkroi Cakolli në Facebook.

Vjosa Osmani para pak kohësh u largua nga të gjitha postet e saj në LDK, derisa tani qëndron vetëm si kryetare e Kuvendit.