Zyrtari i PDK-së: Sipas sondazheve tona, kemi mundësi të dalim partia e parë në zgjedhje

Bashmir Xhema nga zyra për medie e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se PDK’ja ka mundësi të mëdha që PDK të dalë e para në zgjedhje.

Ai këto deklarime i bëri në ‘Frontal’ të T7, teksa tregoi arsyet përse Partia Demokratike mund të prijë në zgjedhje.

“Nga sondazhet tona, PDK’ja ka një mundësi të jashtëzakonshme për të luftuar dhe për të dalë e para, për disa arsye: Jemi e vetmja parti që nuk shkaktuam kaos në këto 14 muaj. PDK’ja, z. Veseli ka pasur një largpamësi, më 6 tetor ka thënë se PDK’ja do të jetë në opozitë. Verdikti i popullit ishte që të mbesim të tretët. Mendoj që PDK është fituese politike dhe morale në këto 14 muaj”, ka thënë ai.

PDK, përgjatë konferencës së mbajtur sot, e zyrtarizoi emrin e Enver Hoxhajt si kandidat për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.