Zyrtari i PDK-së për asamblistin e LVV-së: Ai është një shtazë politike që ujitë rrënjët me gjakun e dëshmorëve

Zyrtari i PDK-së, Ilir Gashi, e ka quajtur asamblistin e Vetëvendosjes, Egzon Azemin, shtazë politike që ujitë rrënjët me gjakun e dëshmorëve të Drenicës dhe Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social, ai ka thënë se këtë soj të kafshës e gjen vetëm në familjen politike të Albin Kurtit.

“Këtë soj-kafshe politikë, e gjeni vetëm në familjen politike të Albin Kurtit. Ky soj i krahason rrënjët e lirisë si mercenarë, i krahason familjarët e dëshmorëve dhe veteranët e luftës çetnik!”, ka shkruar ai.

Shkrimi i tij i plotë pa ndërhyrje:

Ky është një shtazë politike që ujitë rrënjet e tijë me gjakun e dëshmorëve të drenicë e gjithë Kosovës!

Këtë soj-kafshepolitike, e gjëni vetëm në familjën politike të Albin Kurtit!

Ky soj i krahason rrënjet e lirisë si mercenarë, i krahason familiarët e dëshmorëve dhe veteranët e luftës çetnik!

Kjo kafshë politika paska shkuar më largë se Lulja e Kralevës!

Por përgjigjën drenicasit do të i japin me votë kundër ideologjisë fashiste të Albin Kurtit dhe ndermarrjes se tij kriminale, qe synon të kthej Serbin në Drenicë!