Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci ka reaguar pas deklaratave të kandidatës së LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmanit, e cila tha se ish-presidenti Ibrahim Rugova është themelues i shtetit të Kosovës.
Ai ka thënë se Adem Jashari, UÇK e NATO janë themeluesit e shtetit të Kosovës, e jo “Xhumatë politikë”, duke ju referuar konferencave të përjavshme të ish-presidentit Rugova për media.
“Moj goce e mirë, sa për “xhumatë politike” të Rugovës, Kosova sot do ishte bash si Vojvodina! Rrofshin pushkët e Adem Jasharit, UÇK-së dhe të NATO-së, që të kanë bër edhe ty të flasësh e të dërdëllitësh lirëshëm”, ka shkruar Koci.
loading…






