Ka mjaftuar një deklarat e Fatmire Mulhaxha Kollçakut deputete e VV-së për luften e UÇK-së që të nxisë deklarata gjithandej në Kosovë.

Zyrtari i PDK-së Arton Muhaxheri ka reaguar ashpër kundër deputetes së VV-së duke shprehur keqardhje që jeton në të njejtin qytet me të.

“Zonja deputete paska reaguar, më mirë mos ta kishte bërë sepse nuk tha asgjë. Zonjë e nderume nuk jeni keqkuptuar por jeni kuptuar shumë mirë se çfarë keni dashur të thoni. Ju zonjë keni cituar një analist serbë i cili lavdëron “profetin”tuaj dhe e bënë kriminale luftën e UÇK-se. Më vjen keq që jetojmë në të njejtin qytet. Dorëheqja nuk mjafton.”