Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka reaguar ndaj deputetit të VV-së, Haki Abazi, pasi ky i fundit deklaroi se kryeministri Kurti mund të flasë më shumë për shqiptarët sesa Thaçi.

Gjoshi u përgjigj duke thënë se Abazi dhe shefi i tij politik, Albin Kurti, duan ta fshijnë pjesën e ndritur të kombit, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gjoshi ka shtuar se kur flitet për historinë e shqiptarëve, askund nuk gjendet Abazi e as Albin Kurti, por vetëm Hashim Thaçi me shokë.

“Edhe Haki Abazit, por edhe shefit të tij, Albin Kurtit, iu dhemb fakti se kurdo që të flisni për shqiptarët dhe historinë e tyre, aty do ta gjeni edhe Hashim Thaçin me shokë në shërbim të kombit. E di se keni dëshirë të zjarrtë ta fshini pjesën e ndritur të kombit, Luftën e UÇK-së, por nuk do t’ia arrini. E kur do të flitet për historinë e shqiptarëve, askund nuk do t’i gjeni Haki Abazin e Albin Kurtin me shokë si ta”, ka thënë ai.

Postimi i plotë: