Zyrtari i Nisma që u arrestua për kërcënim ndaj Kurtit: Mërgatës me ligj duhet me ua ndalu votën, janë të paditur

Zyrtari i Nisma Socialdemokrate që u bë i njohur pasi u arrestua për kërcënim ndaj kryeministrit Albin Kurti, Haxhi Hoti, ka bërë edhe një tjetër deklaratë të cuditshme.

Ai ka thënë se mërgatë do t’ua ndalonte me ligj për të votuar në Kosovë pas, sic thotë ai, janë të paditur.

“Mërgatës me ligj duhet me ja ndalu të drejtën me votu në Kosovë, mërgata e Kosovës janë njerëz shumë të paditur, nuk mundet me i ditë gjërat njeriu prej TV dhe prej internetit”, ka thënë ai.

Hoti nuk është ndalur me kaq, pork a thënë se mërgimtarëve u mungon edhe autoriteti dhe, sipas tij, punën që e bëjnë në mërgim nuk e bëjnë për Kosovën.

“Mos përzihi në Kosovë shumë, se në shtëpit e juaja nuk ju vet kush as maraba nuk ju thonë fëmijet e juaj. Mërgata e Kosovës kur qohen në 4 të mengjesit me punu mendojnë që për Kosovën po qohen me punu, jo për Evropë jeni tuj punu, e jo për Kosovë”, ka shtuar ai.

Hoti ka marrë dhjetëra komente dhe reagime në këtë deklaratë që sulmon mërgimtarët e ku, madje, u thotë se “po ta kishit dashur vendin kaq shumë, ishit ardhur në luftë me luftu për Kosovë!”.