Zyrtari i LDK’së, Vetëvendosjes: Çka ta ban goja, s’ta ban armiku

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese.

Gecaj ka thënë Lëvizja Vetëvendosje duke tentuar ta marrë pushtetin tani e ka të pamundësuar kandidimin e liderit të tyre në zgjedhje.

Ai ka përmendur edhe deklaratën e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit.

“LVV duke tentuar të marrë pushtetin me çdo kusht, tani e ka pamundësuar kandidimin e liderit të tyre në zgjedhje dhe, bazuar në atë çfarë tha mbrëmë ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, profesor Enver Hasani, nëse (kur) lënda dërgohet sërish në Gjykatë, atëherë me shumë gjasë edhe mundësia që ai të ushtroj postin e Kryeministrit të Kosovës”, ka thënë ai.