Zyrtari i LDK-së tallet me Kurtin: VV do të duhej t’i sillte kamerat brenda takimit Kurti-Macron

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, i ka reaguar kryeministrit Kurti për intervistën e dhënë në “Le Monde”, ku shpalosi detaje nga takimi që pati me presidentin francez, Emanuel Macron.

Kurti në këtë intervistë tha se Macron e ka pyetur se çka është e gatshme Kosova të jap në këmbim të njohjes nga Serbia.

E Gecaj, në një postim në Facebook, ka thënë në formë ironike se VV do të duhej t’i sillte kamerat brenda takimeve, pasi që sipas tij ata i nxjerrin çdoherë jashtë detajet, mirëpo vetëm ato që u konvenojnë.

Postimi i plotë:

“Kurti: Macron më pyeti se çfarë mund të japë Kosova për njohjen nga Serbia”!

Si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, LVV do të duhej t’i sillte kamerat brenda takimeve, pasi që edhe ashtu çdoherë nxjerrin detajet jashtë, dhe atë vetëm ato që ju konvenojnë. Me kamerat brenda, do t’i dinim edhe ato të cilat nuk na i thonë!.