Gjykata Speciale ka nisur të funksionalizohet. Pasi që ftoi disa komandantë të UÇK-së për intervistim, ka filluar nisja e tyre për në Hagë.

Ish-kryetari i Skenderajit, Sami Lushtaku sot është niusr për në Hagë ku pritet të akuzohet për “krime” të supozuara të UÇK-së.

Në anën tjetër zyrtari i LDK-së, Astrit Haraqija ka shkruar në rrjetin e tij social Facebook fjalë të mëdha për gjeneralin, Sami Lushtaku, raporton Ballkani.info.

“Njerz të fortë nuk janë ata që fitojnë gjithmonë,por ata që nuk dorëzohen kurrë”, ka shkruar ndër tjerash.

Postimi i plotë:
Ndërgjegja e pastër nuk i trembet as gënjeshtrës as thashethemeve as shpifjeve…
Mos lejo që sjellja e të tjerëve të shkatërrojë paqen tënde të brendshme,,
Kurr mos e humb shpresën,gjithmonë do të ketë një dritë që do të ndriçojë rreth teje…
U ke mbijetuar shumë sfidave dhe sërish do i mbijetosh çfarëdo gjëje që do vijë.
Njerz të fortë nuk janë ata që fitojnë gjithmonë,por ata që nuk dorëzohen kurrë.