Sekretari i PDK-së në degën e Prishtinës, Bujar Cakolli i ka përmendur disa “dështime” që sipas tij e kanë karakterizuar Vjosa Osmanin në karrierën e saj politike.
Ai thotë se dy rëniet e mëdha të LDK-së nga pushteti lidhën me emrin dhe figurën e Vjosa Osmanit, kandidates së LDK-së për kryeministre.
Postimi i plotë i Cakollit:
A po i ndjell Vjosa Osmani sërish kob LDK-së?
Dy rëniet e mëdha të LDK-së nga pushteti lidhen me emrin dhe figurën e Vjosa Osmanit.
1. Rasti i parë ka të bëjë me dorëheqjen e Fatmir Sejdiut nga posti i presidentit, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se ai ka shkelur Kushtetutën, duke mbajtur njëkohësisht edhe pozitën e kryetarit të partisë, sado të ‘ngrirë’.
Sejdiu sigurisht kishte marrë ‘këshilla’ nga stafi i tij se mbajtja e dy pozitave nuk përbën shkelje kushtetuese. Këshilltare për çështje juridike e presidentit Sejdiu në atë kohë ishte Vjosa Osmani.
Pas dorëheqjes së Sejdiut, LDK doli nga qeveria dhe më pas mbeti në opozitë.
2. Herën e dytë, kur LDK ishte në pushtet, Vjosa Osmani nuk e votoi kryeministrin Isa Mustafa. Për më shumë se dy vjet, në krye të një grupi deputetësh të LDK-së, ajo ishte opozitë e tij, deri aty se nuk ia votonte projektet e mëdha, siç ishte demarkacioni me Malin e Zi. Dhe kjo çoi në rënien e qeverisë.
Tash, LDK ka kandiduar Vjosën për kryeministre.
Dhe cikli vazhdon…?







