Ditëve të fundit po flitet më të madhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës. Kështu e fillon tekstin portali serb B92.
“Paqartësi e madhe është se si do të duket kjo ushtri dhe kush do t’i ndihmoj shqiptarët që ta formojnë”, thuhet tutje.
James Appathurai, zëvendësndihmës i sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s për çështje politike ka thënë për TV Prva që në këtë moment NATO i jep mbeshtetje këshilluese, por Forcave të Sigurisë së Kosovës, por jo edhe ushtrisë potenciale të re.
“Edhe pse autoritetet kosovare po shkrojnë drejt formimit të Ushtrisë, atëherë kjo është diçka që do ta përcjellim me shumë kujdes”, ka thënë Appathurai, transmeton Ballkani.info.
Ai ka shtuar se çfarëdo që të ndodh me FSK-në në kuptimin e tranformimit në Ushtri, është shumë më rëndësi që kjo të bëhet në konsultim të plotë me bashkësitë etenike në Kosovë, të gjitha bashkësitë.
“KFOR-i ka përgjegjësi në Kosovë për sigurinë dhe më gjerë. KFOR-i është elementi i tretë që reagon në situata të ndryshme, pas FSK-së dhe policisë”, ka thënë Appathurai. /Ballkani.info/






