Anëtari i Këshillit Drejtues të LDK-së, Bardhyl Meta ka kërkuar nga kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti që bashkë me kandidatin për deputet, Sali Zyba ta rikthejnë të rrethi flamurin e Kosovës që e kishte hequr pikërish Zyba.
“Albin Kurti, është mirë që ta marr për dore (mundet edhe zhag!), kandidatin për Deputet, z.Sali Zyba dhe t‘a kthejnë te rrethi Prishtinës me nderime – Flamurin e Kosovës! Mund t‘a bëjnë edhe bashkë me Shpend Ahmetin… meqë është kohë „rishqyrtimi“, „katarzisi“ dhe „reformimi“ e lirimi nga frika…!”, ka shkruar Meta, transmeton Ballkani.info.
Ai shpreson se të tre, nga rrugë e mendësi të ndryshme, tashmë kanë arritë maturimin politik, e janë të besimit se „Shteti Kosovës s‘është krijesë e përkohshme, s‘është krijesë provizore“, ashtu siç pandehin Vuçiq dhe Daçiq!
Postimi i plotë:







