Zyrtarëve të Pylltarisë të arrestuar në Ferizaj iu gjetën rreth 18 mijë euro e armatim

Gjatë ditës së djeshme janë arrestuar 12 zyrtarë të Drejtorisë së  Bujqësisë dhe Pylltarisë, nën dyshimin që kanë keqpërdorur pozitën dhe kanë marrë e dhënë ryshfet.

Siç bëhet e ditur në raportin policor gjatë kontrollimit në zyrën  e tyre dhe në dymbëdhjetë lokacione tjera, u janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: shtatëmbëdhjetë  mijë e shtatëqind (17.700.00)€, gjashtë pushkë gjuetie, dy pistoleta, tetë karikatorë, pesëdhjetë e katër fishekë të kalibrave të ndryshëm, shtatëmbëdhjetë telefona mobil, një çekan për damkosje dhe disa materiale tjera (fletore gjepi, fletë-paraqitje, bllok evidence, raporte, formular të ndryshëm).

“ Me vendim të prokurorët, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thekson në raport.